AleancaKuqeZi

AleancaKuqeZi

FREE

(5 stars)

(9)


Download for Android

500 - 1,000 downloads

Add this app to your lists
AK ka si synim të mbrojë harmoninë fetare dhe etnike në Shqipëri, edhe shtetin ligjor. AK ka hapur degë në shumë qytete të Shqipërisë, në Maqedoni, Kosovë e në të gjitha trevat shqiptare, gjithashtu ajo ka degë edhe në shtete evropiane si Itali, Belgjikë, SHBA ku jetojnë, punojnë e studiojnë emigrantë shqiptarë. Ajo nisi aktivitetin e saj në Vlorë në të bëjnë pjesë shumë shoqata atdhetare.
Aleanca Kuq e Zi u krijua si bashkim i një grupimi qytetarësh, të cilët ishin lodhur dhe mërzitur me politikat denigruese dhe antikombëtare të klasës politike shqiptare, e cila nuk po përllogariste interesat kombëtare dhe ato qytetare.
Ajo i ngjau një mbirjeje dhe çeljeje të natyrshme shoqërore, në një truall ku përpjekja për ndërtimin e një shoqërie demokratike në Shqipëri, po haste në vështirësi të mëdha.
Shkaku i parë që e këputi këtë zinxhir, ishte shpërfillja e përsëritur ndaj interesit kombëtar si dhe të identitetit kombëtar. Pas një Marrëveshjeje Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, në mjedisin shqiptar ish projektuar një “CENSUS”, i cili ndër statistikat që i kërkoheshin, çonte në një regjistrim etnik e fetar me kritere antiligjore, që do të cenonte identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke iu hapur udha prej një Ligji të Gjendjes Civile me natyrë po aq antikombëtare.
Nuk mund të heshtej më ndaj një procesi përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të shekullit që shkoi, ndaj emigracionit në shtetin fqinj jugor, që t’i pritej rruga kësaj kryqëzate të bashkëshoqëruar me ndërrim të emrave të shqiptarëve të emigruar, me një ofrim ekonomik fatal pensionesh në jug të vendit Aleanca etj.

Tags: aleanca kuq e zi shkarko.

Comments and ratings for AleancaKuqeZi

  • There aren't any comments yet, be the first to comment!