Partia Socialiste e Shqiperise

Partia Socialiste e Shqiperise

50 - 100 downloads

Add this app to your lists
View bigger - Partia Socialiste e Shqiperise for Android screenshot
View bigger - Partia Socialiste e Shqiperise for Android screenshot
View bigger - Partia Socialiste e Shqiperise for Android screenshot
Ne besojmë tek Shqipëria dhe shqiptarët. Besojmë tek një Shqipëri e respektit dhe besimit tek çdo njeri, ku askush nuk duhet të dështojë për shkak të gjinisë, krahinës, përkatësisë fetare, etnike apo politike. Ne besojmë tek një Shqipëri e punës, e shpërblimit sipas punës dhe e taksimit të ndershëm, ku çdo shqiptar gëzon të drejtën e punës dhe sipërmarrjes dhe askujt nuk i mohohet mundësia për të jetuar me punë të ndershme.
Solidariteti dhe drejtësia sociale janë vlerat tona themelore. Asnjë shqiptar në vështirësi nuk duhet të ndihet i braktisur dhe secili e meriton një shans për të dalë nga kurthi i varfërisë dhe përjashtimit social. Rruga e polarizimit ekstrem që po shkakton një çarje të mirëfilltë sociale, ku të varfërit apo të gjithë ata që jetojnë me një rrogë të zakonshme, paguajnë më shumë taksa se rrogëtarët e lartë dhe se madje edhe më të pasurit e këtij vendi, duhet të mbyllet.
Shqipëria s’mundet të vazhdojë më tutje në rrugën e degradimit të ekonomisë, shtetit, demokracisë. S’ka më kohë për të humbur dhe as justifikime që mund të rrinë në këmbë para fëmijëve të atdheut tonë.
Një rrugë e re duhet të hapet. Me një model të ri ekonomik. Me një projekt social të mirëfilltë. Me një shtet funksional dhe një qeverisje të mirë. Me një frymë ribashkuese me Europën të cilës i përkasim qysh prej kohëve të vjetra. Për një Rilindje Shqiptare.
Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi gati ta bëjmë të mundur bashkë me ju ndryshimin e dëshiruar.

Comments and ratings for Partia Socialiste e Shqiperise

  • There aren't any comments yet, be the first to comment!